Rama: Në këto 3 vjet është bërë më shumë për njerëzit në nevojë

15.11.2016 13:30:01

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Facebook thekson se qeveria e tij ka ndihmuar më shumë se çdo qeveri tjetër njerëzit e varfër.

“Kurrë nuk është bërë shumë për ata që janë më shumë në nevojë, por në këta tre vjet është bërë më shumë se asnjëherë më parë në mbështetje të tyre”, shkruan Rama.

Rama e ka shoqëruar postimin në profilin e tij me një video, ku shfaqet një grua e një familjeje në nevojë, që ka përfituar nga legalizimi falas i banesës.