Rama nis ditën me homazhe tek varri i Rugovës

17.02.2017 10:40:19

Në lagjen Velania të Prishtinës, aty ku është varri i presidentit Ibrahim Rugova, nga mëngjesi i sotëm, qytetarë kanë bërë homazhe, në shënim të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në orët e mëngjesit vendosi kurorë lulesh tek varri i Rugovës.

Rama nuk u deklarua për mediat.