Rama-Nishanit: Keqardhje! Prapë provuat që nuk jeni dot i paanshëm!

14.04.2017 15:56:12

Kryeministrit Edi Rama zgjodhi rrjetet sociale për t’ju përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Rama shprehet i keqardhur p[asi sipas tij presidenti provoi edhe një herë se nuk mund të sillet si i paanshëm.

“Zoti President ju meritoni gjithë keqardhjen time për sa sapo thatë!Prapë provuat që nuk jeni dot i paanshëm!”, thotë Rama.

Lidhur me dialogun me opozitën, Rama përsëriti se “është i gatshëm për dialog”.

Më herët, përmes zëdhënëses, Presidenca tha se Kryeministri i vendit ka kërcënuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike institucionin e Presidentit të Republikës.