Rama: PD bllokoi ‘Vettingun’ dhe negociatat

27.11.2016 17:28:10

Kryeministri i vendit Edi Rama, në komunikimin e kësaj jave ka folur për integrimin e Shqipërisë dhe bllokimin që sipas tij ka bërë Partia Demokratike. Sipas Ramës, PD ka bllokuar Vettingun dhe është një pengesë për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Për sa i përket deklaratave të deputetit gjerman, Rama tha se e vetmja gjë që ka rëndësi tani është fjala e KE.

“Ata thjesht shfrytëzojnë rastin për ta përdorur edhe vendin tonë si ushqim për populizmin e tyre. Mund të shtrembërojnë hapur konstatimin e KE dhe mund të gjejnë në mediat shqiptare një akses që në vendet e tyre as nuk e imagjinojnë. Përveç një grushti hiri që i japin Saliut nuk kanë c’ti bëjnë Shqipërisë. Ata flasin në titull personal, nuk kanë mandat nga askush”, tha Rama.