Nesër vazhdojnë bisedimet Kosovë- Serbi

27.11.2016 17:29:15

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq do të çojë nesër në Bruksel delegacionin e Beogradit në vazhdimin e procesit të negociatave me Prishtinën, shkruan B92.
Sipas medias në fjalë bisedimet këtë javë në Bruksel, do të zgjasin deri të mërkurën, temë do të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura për Asiociacione e komunave serbe, gjyqësorit, telekomunikacionit dhe lirisë së lëvizjes, transmeton lajmi.net.

Nga delegacioni i Beogradit, përveç përfaqësuesve të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë do të ketë edhe përfaqësues të institucioneve relevante në këto tema.