Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke komentuar rekomandimin e Komisionit Europian për hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ka thënë se ky është një lajm i shumëpritur.
Ai ka thënë se ky është frutë më i bukur i vjetëve, ndërsa ka përmendur si betejë reformat.
“Vjen Lajmi i shumëpritur nga Komisioni EU: REKOMANDIM POZITIV PER HAPJEN E NEGOCIATAVE. Fruti me i bukur i 3vjeteve beteja për Reformat”, ka shkruar Rama në facebook.







































