Levy paralajmëron: Izraeli luan për fitore në Shqipëri

09.11.2016 13:06:18

Zhvendosja e ndeshjes në “Elbasan Arena” për arsye sigurie, nuk e shpërqendron Izraelin. Me skuadrën që po vazhdon përgatitjet përpara trasfertës në Shqipëri, ndërkohë trajneri Elisha Levi mendon vetëm për fitoren.

“Më në fund kemi gjetur ecurinë pozitive. Kemi regjistruar dy fitore mjaft të rëndësishme me Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin për ato që janë objektivat tona. Deri më tani kemi realizuar gjëra të mira, por janë parë edhe elementë jo të kënaqshëm. Për ndeshjen me Shqipërinë, lojtarët i kemi përzgjedhur në bazë të nevojave të skuadrës. Me këtë grup futbollistësh mund të fitojmë kudo, por edhe të humbasim kudo. Do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për të fituar në Shqipëri, megjithëse luajmë përballë një kundërshtari që e respektojmë”.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, zyrtarët e sigurisë së Izraelit do i imponojnë skuadrës masa strikte sigurie. Skuadra do të zbarkojë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shqipëri, ku numri i rojeve të sigurisë së skuadrës do të jetë tre herë më i lart se zakonisht. Edhe pse lojtarwt nuk shprehen tw frikwsuar, ata do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës nën vëzhgim dhe nuk do të kenë kohë të lirë.

Ekipi do të përgatitet në hotelnë anën taktike, ndërsa do të dalë vetëm për stërvitjen zyrtare para ndeshjes. Prej masave të sigurisë, futbollistët që luajnë në liga të ndryshme, nuk do të udhëtojnë menjëherë drejt klubeve të tyre. Ata do të qëndrojnë me pjesën tjetër të Kombëtares që do të kthehet në Izrael, për të vijuar më pas me udhëtimin drejt destinacioneve të tyre.