Hahn: Kosova ka bërë shumë hapa përpara për heqjen e vizave

09.11.2016 13:12:53

Komisioni Europian njohu ecurinë pozitive të Kosovës në përpjekje për të marrë liberalizimin e vizave.

Komisioneri Johannes Hahn deklaroi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë, shkruan Top Channel.

Megjithatë, Hahn vuri në dukje se janë dy kritere ku kërkohet më shumë përpjekje. E para është tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë.