Rama: Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut, komision për organizimin

30.08.2017 15:06:47

Vendimi i parë i qeverisë së re është shpallja e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, dhe nëpërmjet një statusi në Facebook kryeministri Rama jep detaje për nismën.

Sipas kryeministrit do të ngrihet një komision i posaçëm për organizimin dhe promovimin e këtij viti, pasi krahas 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut janë edhe tre përvjetorë të tjerë.

“Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare”, shkruan Rama.

Rama kërkon që kushdo të japë ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve për këtë event.