Ramadani: Vendimi i sotëm për Haradinaj mund të jetë përcaktues mbi Kosovën

12.01.2017 13:48:09

Burim Ramadani  ka vlerësuar se vendimi për Ramush Haradinajn, i cili do të merret sot në Francë mund të jetë përcaktues për Kosovën.

Ai më anë të një postimi në facebook ka thënë se Haradinaj do të triumfojë ndaj kësaj shpifje, por që shteti i Kosovës duhet të kuptojë rolin dhe të vërtetën e vet.

Njohësi i çështjeve të sigurisë ka thënë se vendimmarrësit në Kosovë mund të vijnë në momentin kur duhet të zgjedhin ”Ramushin apo Serbinë”.

Postimi i plotë i  Ramadanit:

”Vendimi i sotëm në Francë mund të jetë përcaktues mbi Kosovën!

Ramushi do të triumfojë pa dilemë ndaj kësaj makinerie të shpifjeve dhe urrejtjes.

Por, shteti i Kosovës duhet të kuptojë rolin dhe të vërtetën e vet!

Vendimi i sotëm mund të kthehet në vendim mbi Kosovën, mbi qëndrueshmërinë e Kosovës dhe të ardhmen.

Vendimmarrësit në Kosovë mund të vijnë në momentin kur do të duhet të zgjedhin” mes Ramushit dhe Serbisë!