Ramosaj: Rruga Deçan-Plavë, “bëhet ose do e bëj”

19.08.2020 19:00:33

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se rruga Deçan-Plavë ose do të bëhet ose do ta bëjë ai.

Ai ka bërë të ditur se ka filluar sot takimet, fillimisht me kryeministrin Avdullah Hoti, për të vazhduar intensivisht deri më datën 27 gusht, ku siç ka thënë ai, do të mbajnë takim me të gjithë ambasadorët.

“Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin. Bëhet ose do e bëj!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!

Kam filluar sot takimet, fillimisht me Kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me datën 27 gusht, kur do mbajmë takim me të gjithë ambasadorët!

Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin.

Bëhet ose do e bëj!