Ramush Haradinaj kujton heroin Ilaz Kodra në 21 vjetorin e rënies

30.04.2020 12:53:43

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Ilaz Kodra në 21 vjetorin e rënies.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Ilaz Kodra është shembulli i luftëtarit shqiptar, tek i cili gjen heshtjen e burrave të mëdhenj e të dijshëm.

Ilaz Kodra është shembulli i luftëtarit shqiptar, tek i cili gjen heshtjen e burrave të mëdhenj e të dijshëm, trimërinë e atyre që nuk i ka provuar askush, që nuk ka mundur t’i lëkund. Krenar me veprën e komandantit Ilaz Kodra. Krenar me 29 bashkëluftëtarë e tij që ranë këtë ditë. Krenar me gjithë ata breza luftëtarësh që nderuan Drenicën, që nderuan Kosovën, që nderuan kombin”, shkruan Haradinaj.