Ramush Haradinaj, nën presion edhe nga liderët e vendit për ta hequr taksën

13.02.2019 13:09:01

Dje, SHBA ka dërguar edhe një letër në drejtim të krerëve të institucioneve ku ka kërkuar largimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë.

Është duke vazhduar takimi i bashkëkryesuesit të delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj me presidentin Hashim Thaçi, kreun e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ku edhe do t’i dorëzohet platforma për dialogun me Serbinë të përgatitur nga ekipi shtetëror.

Takimi ka filluar në ora 10:00 dhe po vazhdon ende.

Burimet e lajmi.net brenda takimit thonë se në këtë takim, i cili ka hyrë në orën e dytë, po bisedohet edhe për taksën 100 për qind të vendosur nga Kosova për produktet që vijë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Dje, SHBA ka dërguar edhe një letër në drejtim të krerëve të institucioneve ku ka kërkuar largimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ai që po këmbëngul që taksa të mos largohet derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Pas dorëzimit të platformës të krerëve shtetëror, bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti këtë platformë do t’ia dorëzojnë nesër Kuvendit për miratim.

Një ditë më parë, Ekipi Negociator ka përfunduar tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë