Ramush Haradinaj thotë se e shpëtoi Kosovën nga kriza energjetike

26.04.2018 17:30:40

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në interpelancën për mungesën e energjisë elektrike, ka thënë me ardhje të tij në Qeveri e kanë gjetur në rezerva prodhimin dhe ka qenë në rrezik që të ndërpritet furnizimi me energji.

Haradinaj ka thënë se në Hade nuk ka lënë të ndërtohet asnjë shtëpi. Ai ka thënë se kanë arrit me prodhuar energji të vendit me anë të qymyrit, që sipas tij është më e lirë.

Kryeministri ka folur edhe për gjendjen e rëndë të rrjetit elektrik dhe reduktimet nga KEDS, që sipas tij disa po bëhet edhe për shkak të investimeve në rrjet.

Ai ka thënë se me ndërtimin e ‘Kosovës së Re’, Kosova mund të hyjë në treg të energjisë.

Kryeministri ka thënë se duhet vlerësohen disa veprime të mira që janë bërë në të mirë të vendit