Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë

14.06.2020 13:36:26

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar SHBA-në për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane.

Më tej thekson se shembulli i tyre i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për Ushtrinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Në ketë ditë historike për Shtetet e Bashkuara dhe ushtrinë e saj, përzemërsisht uroj popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane.

Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës.

Përjetë mirënjohës shërbimit të burrave dhe grave të ushtrisë amerikane, që ndihmuan dhe mbështetën Kosovën dhe popullin e saj në momentet historike dhe më vendimtare, nëpër të cilat kaluam së bashku.

Urime ditëlindja! #245 U.S.ARMY