Ramush Haradinajn e vizitojnë deputetet Xhavit Haliti e Ismet Beqiri

Ramush Haradinajn e vizitojnë deputetet Xhavit Haliti e Ismet Beqiri

24.04.2017 12:13:16

Ka më shumë se 3 muaj që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Strasburg deri në përfundim të gjykimit të tij, pas arrestimit me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia

Gjatë kësaj kohe ai ka pranuar vizita të shumta të familjarëve dhe miqve të tij.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ai ka pasur edhe një vizitë tjetër.

Atë e ka vizituar bashkëpartiaku i tij, Pal Lekaj, deputeti nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri.

Këtë e ka bërë të ditur vet Lekaj përmes një postimi në Facebook, i cili ka publikuar dy fotografi me mbishkrimin: “Me Kryetarin z. Haradinaj! Simboli i shtetesisë së kosoves. E drejta do fitojë!”,ka shkruar ai.

Ndryshe, vendimi për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj Ramush Haradinaj Ramush Haradinaj pritet të merret ditën e enjte


MË SHUME NGA AKTUALE