Ramush Tahiri: Bravo për Kadri Veselin, dha qëndrim prej burrështetasi shtetformues

29.07.2019 21:02:14

Njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri, ka vlerësuar lart kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Analisti politik, Ramush Tahiri, ka vlerësuar lart liderin e PDK-së, Kadri Veseli, i cili sonte u bëri thirrje partive parlamentare që mos të bëjnë lojëra politike por të shkojnë në Kuvend dhe me konsensus ta shpërndajnë parlamentin për t’i hapur rrugë zgjedhjeve.

Ramush Tahiri tha se ky qëndrim i Kadri Veselit është qëndrim i burrështetasit shtetformues.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se, pas deklaratës së Veselit i cili ka kërkuar nga partitë politike që konsultohen dhe të mbajnë mbledhjen plenare për shpërndarjen e Kuvendit, sipas Tahirit s’ka nevojë të shkohet për konsultime te presidenti Thaçi dhe nuk ka nevojë as shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Tahirit pa ndërhyrje:

Bravo per Kadri Veselin.

Sapo, nepermjet RTK iu drejtue qytetareve, duke thene se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne Republiken e Kosoves jane te pashmangshme. Ai i ftoi te gjithe kryetaret e partive politike parlamentare te vijne ne konsultime ne Kuvend dhe te merren vesh per mbajtjen e Mbledhjes plenare te Kuvendit ne te cilen deputetet me dy te tretat e votave (80) do te shperndajne Kuvendin.

Lajm shume i mire, qendrim prej shteteformuesi, perkushtim,..

Me kete ska nevoje te shkohet ne konsultime te Presidenti Hashim Thaçi dhe nuk ka nevoje as shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese te doreheqjes se Kryeministrit Ramush Haradinaj..

Mandati i takon popullit dhe askush nuk duhet ti frikohet zgjedhjeve tha Veseli.