Ramushi me LDK-në respekton veç marrëveshje që e bëjnë atë kryeministër

30.05.2017 20:42:46

Nga Rexhep Kastrati

“Kodra e trimave” në Prishtinë është një nga zonat në të cilën LDK nuk ka humbur në asnjë palë zgjedhje. Dega e LDK-së në këtë zonë, bashkë me degën e LDK-së në Podujevë, Fushë Kosovë, Istog, i kanë fituar të gjitha zgjedhjet, dhe si të tilla janë bastione të saj. E Ramush Haradinaj ka zgjedhë pikërisht “Kodrën e tirmave” që të keqpërdorë emrin e presidentit Rugova, ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera. Dhe një nga ato që ka thënë Ramushi në “Kodrën e trimave” ka të bëjë me marrëveshjen e koalicionit që ka pasur me LDK-në, pas zgjedhjeve të dyta të përgjithshme të vitit 2004. Me atë marrëveshje të arritur ndërmjet presidentit Rugova dhe Ramush Haradinajt, ky i fundit u bë kryeministër, edhe pse kishte kishte numër simbolik të kuvendarëve. Kjo marrëveshje ishte arritur edhe si një mënyrë për të shmangur një koalicion PDK-AAK, i njëjtë me koalicionin aktual, pasi që Nisma nuk ekzitonte dhe drejtuesit e saj kishin poste të larta partiake brenda PDK-së. Dhe natyrisht se Ramsuh Haradinaj ka respektuar një marrëveshje të tillë, pasi që edhe pse kishte 1/8 e numrit të kuvendarëve në raport me LDK-në. Mirëpo, Ramush Haradinaj, e ka pas qejf fort edhe marrëveshjen e WLAN-it të nënshkruar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, pasi që e njëjta, në versionin fillestar, e bënte Ramushin kryeministër. Kjo do të thotë se Ramushi në raport me LDK-në respekton marrëveshje vetëm që e bëjnë atë kryeministër, por jo edhe nëse kryeministrin duhet ta ketë LDK.

Dhe dëshmi nuk është vetëm rasti i marrëveshjes së WLAN-it, e cila pasi që zgjedhja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa kryetar i Kuvendit të Kosovës, gjithsesi do të duhej të modifikohej se nuk mund të funksiononte një koalicion, në të cilin LDK kishte më shumë kuvendarë se të gjtiha partitë tjera të WLAN-it dhe të mbetej pas asnjë post të rëndësishëm. Dhe Ramush Haradinaj refuzoi edhe postin e presidentit, e prishi WLAN-in dhe nuk hoqi dorë nga posti i kryeministrit. Përveç këtij rasti, edhe rasti i koalicionit të vitit 2004, dëshmon se Ramushi kishte fituar postin e kryeministrit mbi bazën e shantazhit se nëse nuk e bënte presidenti Rugova – kryeministër, do të shkonte me PDK-në, pa saktësuar se a ia ofronte të njëjtën edhe ajo.

Edhe në rastin aktual, Ramush Haradinaj përsëriti situatën e vitit 2004, por tash shkoi me PDK-në, vetëm për shkak se koalicioni LDK-AAK-Alternativa, u paraqit si koalicion që mund t’i fitonte zgjedhjet dhe kryeministër të bëhet Avdullah Hoti i LDK-së. Pra, është e qartë se Ramushi është në gjendje të bëhet edhe me dreqin e të birin veç të pengojë që kryeministrin ta ketë LDK-ja. Dhe kjo është një nga arsyet që duhet të jetë e qartë për të gjithë se të gjitha partitë tjera të dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe nga ajo udbasho-jugosllavokomuniste, pra PDK, AAK, Nisma, VV janë njësoj dhe orientim të tyre strategjik kanë qasjen dhe angazhimet kundër LDK-së.