Ramushi para se me u kthye nga Franca, ka porosi per qytetarët e Kosovës !!!!

21.02.2017 09:57:19

Nga Ajet Avdyli

Për dallim nga hera e parë kur Ramushi u kthye nga Haga, ku kishte kërkue nga kryeministri i athershëm Hashim Thaqi, që me rastin e pritjes që do të i bëhet nga kryeministri, të ketë të paktën solemnitet, që i bie që të shtrohet edhe « Tepihi i kuq », që kryesisht shtrohet me rastin e vizitave të burrshtetasëve të ndryshëm që vinë në Kosovë.

Herën e parë Ramushin në Aeroportin Adem Jashari e priti Hashim Thaqi dhe Anita, por tani si duket Ramushi ka ndrruar qëndrimin e tijë, nga Franca ku, është duke banuar, e duke u mbajtur padrejtsisht me aktakuza që i lëshon Sërbija, e për të gjithë ne qytetarët është e papranushme, andaj kërkojm që sa më parë të kthehet në Kosovë.

Kësaj here ishte i prerë me kërkesat e tija, kërkon që mos ketë ceremoni të pritjes nga Presidenca por edhe nga institucionet e tjera të Kosovës, duke e ditur se pritja e parë nga Hashimi i kushtoi jashtzakonisht shumë.

Hashimi e priti me „Tepihin  e kuqë“, por me keqardhje e bëri pjesë të kualicionit të tijë qeverisës, i cili loboi e punoi për atë qeveri e për Hashimin më shumë se një vitë, dihet në pritje se po pikon diçka, kërkonte me ngulm të bëhet kryeministër i Kosovës. Dihet që në atë kohë patën filluar bisedimet në Bruksel me Sërbin, Ramushi jo vetëm që i përkrahi, por edhe e dërgoi një perfaqësues nga AAK-ja, në këto bisedime, ku edhe sot e kemi Blerim Shalën.

Siq po shifet nga deklaratat e tija Ramushi ka ndryshu, nuk don më ceremoni shtetërore, por don zirk nga populli, ku bëri një deklarat, e kishte kërkesë që të pritet nga Anita me fëmijë, por edhe nga populli.

Tani po shifet se AAK e ka një problem teper të theksuar, Ramushi nga Franca kërkon që mos ta pret Hashimi, por para disa ditësh Hashimi pati një takim me kryetarin e grupit parlamentar Pal Lekaj i cili me Qunin e qunave, « Qun Lajqin », koketuan me Hashimin, ngren dolli për shëndetin e njëri tjetrit, por nga mallëngjymi se nuk ishin takuar ka herë shtruan drek, ngren dolli, u përqafuan dhe bënë selfije së bashku.

Me të u kthyer nga Franca Ramllushi, e ka një problem, ai si gjithmon dëshiron që liderët e tijë të i ketë nënë kontroll, mbetet të shifet se sa do të jetë çmimi i këtijë, koketime me Hashimin. Të gjithë e dimë se në AAK, ka parime e principe, kryetari bënë si don vetë, por të tjerët e kanë disi të vështirë, t`a bëjnë një gjë të tillë, nese paraprakisht nuk mirren vesh me Rambon.

AAK e kanë kohën e limituar deri më 3 Mars, kur pritet ardhja e Ramushit, andaj besoj të ja kenë fillue punës, ku kërkohet një organizim i mirëfillt, me rastin e pritjes nga qytetarët.

Besoj se e kanë të hartuar projektin, e besoj se ky projekt do të jetë teper i kushtueshëm, ku kërkohen; këngëtar të Estradës, folklorist të ndryshëm, rapsod të ndryshëm, uroj që ndonjëri nga ata të ketë thurrë ndonjë këngë për Ramushin. Dihet kërkohen që në atë manifestim të pritjes të ketë këngëtarë, e besoj shumë se do të i kemi Zhutat nga Isniqi, të cilët i thyejn dhe u kpusin telat qiftelisë e sharkisë kur këndojn për Ramushin.

Në anën tjeter janë shumë të nevojshëm edhe daulle e surl, ku me brimë e kukam do t`a vajtojn Ramushin, për peripetit e perjetimet e tija në Francë.

Fatmir Limaj kur është kthye nga Haga, Malisheva ishte ngritur në këmbë, për ta pritur, ku kishte organizuar Daulle e Surl, me çka si duket kësaj here i inspiruar nga pritja e Fatmir Limës është inspiruar edh Ramushi, e kësja here do të buqet kënga, sharkija e daullja !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Tani mua më mbetet një merak, para pak kohësh isha në Kosovë, e tani më duhet të punoj, e nuk kam kohë me shkue e me e pritë Ramushin. Por duke e ditur se ka perplot që do të marshojn drejt Aeropirtit Adem Jashari, edhe prezenca e ime nuk do të ndihet shumë.

Qunë Lajqi, quni i vockël i qunave besoj se do të marrë një grusht dhe, e do të thurrë poezi para Ramushit, sepse dihet Ramushi është koxha bos, e i kamuar nga pasuria, andaj nga poezit e Qunit të qunave, e nga elozhet e tyre do të emocionohet, e dihet se kur Ramushi emocionohet ç`kep para, posi bujku  farën në arë.