Ranilluku përmbytet nga reshjet

05.02.2018 18:52:16
Edhe komuna e Ranillukut sikurse shumë komuna tjera është përfshirë në përmbytje si pasojë e daljes  nga shtrati të lumit “Morava”. Javën e kaluar kishte rënë sasi e madhe e shiut.

Nga kjo gjendje  keq kishte pësuar familja Tomiq nga fshati Korminjan i Epërm.

“ E gjithë shtëpia më është mbush me ujë. Po ndjehet lagështia” thot Sllavica Tomiq për Telenews.al.

Kjo është hera e njëzet që lumi “Morava” si pasojë e daljes nga shtrati po shkakton përmbytje nëpër livadhe e po ashtu edhe në familjen Tomiq.

Ndërsa Ivan Deniq, shef i Sektorit për Bujqësi në komunën e Ranillukut thot se komuna nuk ka mjete për raste të tilla.

“Komuna nuk ka fonde për këtë qëllim. Komisioni do të shkojë në terren dhe do të vlerësojë dëmet. Ne do të dërgojmë kërkesën në Ministrinë e Bujqësisë për ndihmë, siç kemi bërë edhe në vitet e kaluara “, tha Ivan Dençiq, drejtor i departamentit të bujqësisë në komunën e Ranillugut.

Vitin e kaluar  Ministria e Bujqësisë ka ndihmuar financiarisht, ashtu që secilës familje që që pasuria i ishte përfshirë nga përmbytje u ishin ndarë nga 150 euro për hektar.

E sa i përket familjes Tomiq ajo ka dy zgjidhje.

Ose të zhvendoset nga kjo shtëpi ose të ndërtohet një muri që të mbrojë  familjen Tomiq pas rritjes së nivelit të lumit.