Raporti për suksesin në shkollat e mesme të Prishtinës: Fizika dhe matematika ‘në fund të pusit’

08.12.2016 17:33:39

Lënda e gjuhës shqipe është obligative nga klasa e parë, por statistikat tregojnë së nxënësit në Prishtinë notat më të larta i kanë në gjuhën gjermane. Kjo gjuhë mësohet në një pjesë të shkollave nga klasa e VI deri në të IX dhe në një pjesë të shkollave të mesme.

Sipas një Raporti të hartuar nga Komuna e Prishtinës për përfundimin e vitit shkollor 2015/2016, të cilin e posedon lajmi.net, shihte që nota mesare më e ulëta në të gjitha shkollat e Prishtinës është në lëndën e matematikës. Lënda e preferuar për nxënësit e nivelit nga klasa e VI deri në të IX del të jetë gjuha gjermane. Në këtë nivel të arsimit nota mesatare më e larta është në edukatë sportive, pastaj në gjuhë gjermane dhe artë figurativ. Në gjuhë shqipe, nota mesatare ka dalë të jetë 3.65, në matematikë 3.23, në gjuhë angleze 3.56, në gjuhë gjermane 4.25, histori 3.61, fizikë 3.45, kimi 3.47, biologji 3.52, gjeografi 3.5 etj.

Nxënësit e nivelit shkollorë nga e I deri në të V, notën mesatare më të dobëtën e kanë në histori, më të lartën në edukatë fizike dhe sportive. Nota mesatare në gjuhë shqipe ka dalë 4.28, në gjuhë angleze 4.19, në histori 4.11, matematikë 4.19, edukatë qytetare 4.25, punë dore 4.5.

Edhe në nivelin e arsimit të mesëm të lartë X-XII prinë edukata sportive, e dyta është edukata muzikore dhe pastaj astronomia. Në vend të fundit është fizika, pastaj matematika. Pra, nota mesatare në gjuhë shqipe është 3.44, gjuhë angleze 3.55, gjuhë gjermane 3.19, histori 3.51, biologji 3.33, fizikë 2.68, matematikë 2.82, kimi 3.2, filozofi 3.62, ekonomi 3.27 etj, raporton lajmi.net.

Në arsimin e mesëm të larte (X-XII), shkolla me mesataren më të dobët është “28 Nëntori”, me notë mesatare 2.99, pas sajë renditet “Gjin Gazulli”, me notë mesare 3, e treta nga fundi është “7 Shtatori”, me 3.07. Ndërsa, notën mesatare më të lartë e ka shkolla e mesme e mjekësisë “Dr.Ali Sokoli”, 4.22, pastaj gjimnazi “Sami Frashëri” , 4.19 dhe Xhevdet Doda”, 4.18. /Lajmi.net/