Bardhyl Meta: Sot, Lidhja Demokratike të Kosovës dhe të AKR-se dhe Alternativës e LD-ës – do të vijmë bashkë me bashkëshorten time, Adelina Thaçi Meta,

08.06.2017 11:32:21

Miq të dashur Ferizajas,
Sot, kemi me qenë t’gjithë dëshmitar, kur Ferizajn ta vërshojë qytetaria aktive Ferizajase, qytetaria krenare Ferizajase, e cila dëshiron që t’përqojë në gjithë Kosovën – mesazhin e saj të politikave Pro-Europiane!
Kur Ferizaj lëviz – kjo ka shumë ndikim në gjithë vendin! Kjo, ngase Ferizaj, është qytetet Shampion:
– Ferizaj është Shampion Kosovar me shumat më të mëdha në Euro në kontributdhënie dhe taksa pagues (në nivel të gjithë Kosovës!)…
– Ferizaj, është shampion në Biznes, Ndërmarrësi dhe Tregti – Kompanitë e saj, janë kryesoret në çdo vend-punishte e kantier ndërtues në Kosovë… Tregtarët Ferizajas, bashkëpunojnë e tregtojnë me gjithë globin – filluar nga Amerika, e deri tek Kina, mos të flas për këmbimet me Bashkimin Europian…
– Ferizajasit janë shampion edhe në sektorin e shërbimeve, mjafton të them shihni Emeraldin, Hotelin e pare Kosovar, që asnjë Europian, as Amerikan e Australian – se lë të dal që aty – pa mbet i fascinuar nga shërbimi ekselent, mallrat kualitative, sikur edhe vet kamerieret, që askund tjeter ne botë – flasin rrjedhshëm nga tri,katër gjuhë…
– Ferizaj është shampion edhe në ushtrimin profesional të zanateve – shihni Gremen, shihni hyrje daljet e Ferizajt, ku 10 kilometra para hyrjes ne Ferizaj, nga do ana – shihen njerëzit punëtorë te Ferizajt, n’pune e veprim, që nga mëngjesi hershem, e deri n’mbramje vone…
– Mos të flas për Kulturë e tolerancë fetare – ku – ashtu siç ngjanë vetëm edhe n’Shkodër – në qendër të Ferizajt, ke të tri shtëpitë e Zotit pothuaj ne një oborr – – Ferizaj është shampion i tolerancës etnike, dhe asaj ndërnjerëzore – Mos të harrojmë, se në Ferizaj, qysh nga koha e ndërtimit të hekurudhës, jetojnë lagje të tëra Gjakovare e Pejane, që janë mirëpritur këtu, tash e 100 vite…
– Andaj – sot – aty n’tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të AKR-se dhe Alternativës e LD-ës – do të vijmë bashkë me bashkëshorten time, Adelina Thaçi Meta, e cila tash e 15 vite – pra që nga themelimi i shkollës së muzikës, Çesk Zadeja – i mëson e ushtron në këndim, dhe nxjerr që andej – këngëtare e këngëtarë te përmasave nacionale, dhe Ferizajn e përjeton porsi qytetin e saj…!
– Ejani pra edhe Ju, njerëz të mirë të këtij qyteti e vendi të mrekullueshëm – që t’i themi bashkërisht – PO: Vizionit Europian – për Kosovën Europiane – dhe Vizionit Europian, për Firizajn Europian…

Fotografia e Bardhyl Meta