NATO interesohet për sigurinë kibernetike në Kosovë

NATO interesohet për sigurinë kibernetike në Kosovë

08.06.2017 11:22:26

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, z. Behar Selimi, pritën në takim shefin e stafit të KFOR-t, z. Aemal Bahadur, me të cilën folën për situatën e përgjithshme të sigurisë, në veçanti për gjendjen e sigurisë kibernetike.

Zëvendësministri Behar Selimi dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike e njoftuan për ta arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me sfidat me të cilën përballen sa i përket gjendjes së sigurisë kibernetike në Kosovë, njofton zyra për 9informim e MPB.

Në këtë takim me zyrtarin e lartë të NATOS u bisedua edhe për gjetjen e bashkëpunimit në rritjen e sigurisë në këtë fushë. Të dy palët  dakorduan se së shpejti do të vijë një eksperte e NATO-s në Kosovë, për të vlerësuar nevojat për mbështetje nga NATO.