Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa: Njerëzit që i dhanë aq shumë lirisë, sot po e japin besimin për zhvillimin e atdheut

08.06.2017 11:15:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se njerëzit që i dhanë aq shumë lirisë së Kosovës po e japin besimin e tyre të sinqertë për zhvillimin e atdheut, duke përkrahur koalicionin e shpresës.

Mustafa në rrjetin social Facebook “Entuziazëm i papërshkrueshëm në takimin me banorët e Krushës. Njerëzit që i dhanë aq shumë Lirisë së Kosovës sot po e japin besimin e tyre të sinqertë për zhvillimin e Atdheut duke përkrahur Koalicionin e Shpresës, të prirë nga LDK-ja”.