Raporti: Republikanët që ishin kundër Trump u paguan nga Soros

07.02.2017 15:25:42

Një fond i themeluar nga milairderi i majtë, George Soros, kanë dhuruar dhjetëra mijëra dollarë për disa prej eksponentëve republikanë për të luftuar kundër Donald Trump në vitin 2016.

Ky fakt rrjedh nga të dhënat e donacioneve të përpiluara nga “Qendra për Politika të Përgjegjshme -Center for Responsive Politics”.

Lajmi është publikuar nga Breitbart, një prej faqeve kryesore të internetit që ka mbështetur Trump në fushatë, raporton Lapsi.al.

Fondi i Menaxhimit të Soros, i cili tashmë shërben si firmë e menaxhimit të investimeve, është themeluar nga miliarderi George Soros në vitin 1969. Ai u bë një prej mjeteve më fitimprurës në industry.

Punonjës të tij janë të përfshirë thellë në mbështetjen e kandidatëve politikë duke dhënë miliona e miliona për grupet që mbështeteshin kandidaten demokrate për presidente, Hillary Rodham Clinton.

Por më e rëndësishmja, kompania e Soros, që tani drejtohet nga djali i tij Robert Soros, ka pompuar mijëra dollarë në fushatat e zyrtarëve të lartë republikënë që ishin kundër Trump.

Në total, drejtuesit e kompaninë Soros futën  36.800  dollarë në arkat e këtyre kandidatëve të Republikanëve vetëm në ciklin e fundit.

Përfituesi kryesor i këtyre parave të thata ishte kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Rayan, i cili vazhdimisht tentoi të minonte Trump gjatë zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të disponueshme në internet, punëtorët e firmës Soros dhanë 10.800 dollarë për Ryan. Të ndara në dy pjesë donacionet janë bërë nga David Rogers, një punonjës i atëhershëm i Fondit të Menaxhimit Soros i cili jeton në New York. Ai u largua nga fondi rreth asaj kohe, raporton Lapsi.al.

Edhe dy donacione të veçanta për Ryan erdhën nga Jozueu Donfeld, më 2 maj, 2016.

Zyra e Ryan nuk iu përgjigj interesit të Breitbart.

Senatorja Lindsey Graham, që dështoi si kandidate e republikanëve për president, ka marrë 3.500 dollarë nga punonjësit e firmës. 1 500 dollarë i ka marrë nga drejtusi i Fondit të Menaxhimit Soros, Scott Bessent. 2 000 dollarë i janë dhënë nga Alexander Cohen, një tjetër drejtues i Fondit të Soros.

Senatori Marco Rubio, një tjetër kandidat republikan për president ka marrë 2 700 dollarë.

Ndërsa dy kandidatët e tjerë republikanë, guvernatori i Ohajos (Ohio) John Kasich and ish –guvernatori i Floridës, Jeb Bush morën nga 2 700 nga Soros.

Senatori anti –Trump John ka marrë 2 500 dollarë nga Soros, ndërsa John Boehner, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve mori 2 600 dollarë.

Ish republikani Joe Heck , i nominuari i republikanëve për senator në Nevada, i cili i humbi zgjedhjet dhe u pozicionua kundër Trump ka marrë 2 500 dollarë nga një drejtues i Fondit Soros.

Kongresmeni Carlos Curbelo ka marrë 1 000 dollarë.

Cathy McMorris Rodgers, mori 1 000 dollarë nga një zyrtar i Fondit Soros.

Disa republikanë të tjerë që morën fonde nga Soros, por mbështetën Trum ishin senatori Ron Johnson, senatori Chuck Grassley, Dan Donovan dhe Ed Royce.