Raportohet fotografim vote në Tërstenik të Drenasit

18.12.2016 13:53:44

Njëri nga votuesit ka fotografuar votën e tij në Tërstenik.

Në Tërstenik në qendrën e votimit 0306e/03r është evidentuar fotografimi i votës nga një votues.

Sipas monitoruesit të KALLXO.com në këtë qendër, fotografimi i votës në kabinë të votimit është vërejtur nga një anëtar i komisionit.

Votuesi me inicialet B.H. që fotografoi votën pastaj është raportuar te menaxheri i qendrës dhe fotografimi është shënuar në procesverbal.

Arif Gashi menaxher i qendrës në Tërstenik thotë se rasti i është raportuar nga kryesuesi i vendvotimit Arton Gjoka.

Sipas menaxherit Gashi, rasti i fotografimit të votës do t’i bëhet i ditur kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor Bilall Shehu.

Në qendrën e votimit në Tërstenik të drejtë vote në katër vendvotime kanë 3152 persona.