Rashiti: Nëse miratohet demarkacioni, 3-4 muaj më pas do të ketë liberalizim

21.12.2017 20:40:16

Çështja e demarkacionit, nuk do të shkojë në votim pa një marrëveshje paraprake.

Kështu thotë Naim Rashiti, drejtor i Grupi Ballkanik për Politika në Kosovë, gjatë një intervistë në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, duke shtuar se pas kalimit të kësaj marrëveshje, atëherë duhet 3-4 muaj dhe do të ketë liberalizim të vizave.

Ai tha se nëse hyhet në fazën përfundimtare të dialogut, spektri politik duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të ketë konsensus, për çka pret që deri në mars të ketë qartësi më të mëdha rreth kësaj.

Ai thotë se presidenti Hashim Thaci do të udhëheq me dialogun, sepse BE dëshiron një gjë të tillë. /RTV D/Telegrafi/