Raste të ndryshme lëndimesh, armëbajtje pa leje dhe përdorim armësh në komunën e Suharekës

10.02.2017 12:04:36

Dje rreth orës 15:48 minuta, Policia e Suharekës është informuar për një përleshje që kishte ndodhur në Reçan të Suharekës me ç ‘rast dy vëllezër ishin rrahur në mes vete duke përdorë mjete të forta si: dru dhe një shati. Po ashtu dyshohet të jetë përdorë edhe një pistoletë e kalibrit të vogël e cila është sekuestruar së bashku me një pushkë gjahu. Vëllezërit e dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë e më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim. Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarve nën masën e arrestit policor.

Ndërkaq, gjatë orëve të mbrëmjes, Policia e Prizrenit e ka arrestuar një qytetar pas një informate që bënte të ditur se i dyshuari kishte ekspozuar një armë zjarri. Arma e zjarrit është sekuestruar ndërsa i dyshuari ndalet në mbajtje.