LDK në Perëndim mbështet fuqishëm kryeministrin Mustafa dhe fton të gjithë që të angazhohen për interesa shtetërore të Kosovës

10.02.2017 11:54:09

Katë degë të LDK-së në Perëndim: dega e LDK-së në Zvicër, dega e LDK-së në Suedi, dega e LDK-së në Norvegji dhe dega e LDK-së për Beneluks kanë shpërndarë një komunikatë të përbashkët me anë të cilës shprehin mbështetjen e plotë ndaj kryetarit të LDK-së dhe njëherësh kryeministër i vendit, akademik Isa Mustafa.

Këto degë vlerësojnë mbrojtjen dinjitoze që kryeministri Mustafa u bën interesave shtetëriore të Kosovës, si dhe ritheksojnë edhe një herë rolin e patjetërsueshëm që LDK ka pasur dhe vazhdon të ketë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës si partia me traditë shtetformuese dhe me përvojë më të madhe.

Më tej këto degë, po ashtu, shprehen të shqetësuara me faktin se forcat tjera politike nuk po mbështesin sa duhet institucionet shtetërore, të cilave u ka rënë hise të ballfaqohen me sfida dhe provokime të tilla si treni, muri, demarkacioni etj.

Krejt në fund, këto degë bëjnë thirrje për një unitet dhe për një angazhim të përbashkët në të mirë të interesave të vendit, dhe në këtë fazë të lihen anash interesat personale dhe grupore.

Kjo është komuniktata e plotë e katër degëve të LDK-së në Perëndim:

DEGA E LDK-së NË ZVICËR
DEGA E LDK-së NË SUEDI
DEGA E LDK-së NË NORVEGJI
DEGA E LDK-së PËR BENELUKS
Degët e LDK në diasporë, si Dega e LDK në Zvicër, Dega e LDK në Suedi,Dega e LDK në Norvegji dhe Dega e LDK për Beneluks iu bashkohen qëndrimeve të gjitha Degëve të LDK të në Kosovë cilat e mbështesin Kryetarin e LDK, njëkohësisht Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Isa Mustafa për angazhimin e tij dhe vendimet e tij të drejta në këto procese kaq të ndjeshme nëpër të cilat po kalon Kosova.
Konsiderojmë se Kryeministri Mustafa denjësisht po i mbron interesat e Republikës së Kosovës, duke e repsektuar Kushtetutën e Kosovës në plotni.

Roli i LDK në shtetndërtimin e Kosovës edhe në këtë kohë, po tregohet se është një domsdoshmëri si partia më vjetër, me përvojë demokratike dhe me përvojë në tejkalimin e sfidave të rënda nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës shumë herë deri tani në këtë çerek shekulli.
Maturia dhe vendimet e duhura në kohë të vështira ka qenë karakteristikë e LDK dhe filozofisë politike të saj të trashëguar nga Presidenti Historik i Kosovës dr.Ibrahim Rugova.
Jemi të vetëdijshëm se kryesimi i ekzekutivit të vendit nga LDK, në këtë kohë të vështirë nuk është aspak e lehtë si për LDK poashtu edhe për popullin e Kosovës të cilin për fat të keq po e përcjellin vështirësi dhe tronditje të herë pas hershme të cilat e kanë vetëm një adresë, e ajo është adresa e dashakqinjve të vendit tonë për destabilizim dhe kthim prapa në dëm të njerëzve të Kosovës, pa dallim etnie.
Këto ngjarje, si ajo e trenit rus, murit, demarkacioni dhe kushedi edhe sa të tjera që mund të pasojnë, e kanë lodhur pjesën dërmuese të popullit dhe ne i kosiderojmë përpjekje për ta tërhequr vemendjen nga problemet esenciale nëpër të cilat po kalojmë dhe në këtë mënyrë po tentohet që angazhimi i institucioneve të Kosovës të fokusohet në çëhtje dytësore të cilat dëshirojnë ti penegojnë zgjidhjet e problemeve primare të qytetarëve dhe të proceseve të tjera të rëndësishme për Kosovën.
Konsiderojmë poashtu se është mjaft brengosës fakti se joserioziteti i faktorëve të ndryshëm vendor për mosmbështetjen e institucioneve tona në këto faza të shtetndërtimit, po ndikon negativisht në mbështetjen e partnertnerëve tonë ndërkombëtar, e që ndikon në vednumrim sa i përket zhvillimit ekonomik, liberalizimit të vizave dhe shumë çështjeve të tjera.

Dega e LDK në Zvicër, në Suedi, në Norvegji dhe ajo për Beneluks bëjnë thirrje që si pozita poashtu edhe opozita të jenë të bashkuar në këtë kohë, për të mirën e Kosovës, për të mirën e familjeve tona. Në këtë fazë të procesve do të ishte më se e nevojshme ti lem mënjane interesat personale, grupore e tj, dhe të fokusohemi që të punojmë në drejtim të forcimit të instituciove tona, në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe të mendojmë me kokë të ftoftë për ardhmërinë e fëmijëve tanë si pjesë e botës demokratike.

Për kryesinë e Degës së LDK në Zvicër, Haki Latifi, kryetar
Për kryesinë e Degës së LDK në Suedi, Qibrije Hoxha, kryetare
Për kryesinë e Degës së LDK në Norvegji, Daut Haxhaj, kryetar
Për kryesinë e Degës së LDK për Beneluks, Bahtir Kastrati, kryetar.