Rastet me koronavirus në Shqipëri/ Dogana rrëzon Ministrinë: Nuk hynë nga Hani i Hotit!

09.03.2020 09:46:37

Dogana e Hanit të Hotit ka rrëzuar deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, që pretendon se dy shtetasit me koronavirus kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike

Pas kontrollit të bërë në sistemin TIMS nga data 20 shkurt dhe deri me sot, as P. K. dhe as V. K. nuk rezultojnë të kenë kaluar në Han të Hotit.

Ndërkohë djali P. K. është regjistruar në TIMS në Muriqan më datën 26 shkurt. Babai i tij, shtetasi V. K. nuk ka asnjë hyrje apo dalje nga Shqipëria përmes pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi.