Koronavirusi/ Rama: 28-vjeçari nga Italia infektoi edhe babanë

09.03.2020 09:49:26

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, kryeministri Edi Rama njoftoi edhe masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri

Për dy javë mbyllen shkollat në vendin tonë si dhe pezullohen aktivitetet sportive e kulturore. Gjithashtu Rama bëri me dije se 28-vjeçari që ka ardhur nga Italia ka infektuar edhe babanë e tij.

“Si është bërë e ditur nga MSH, ISHP ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me koronavisur. Bëhet fjalë për dy raste të importuar nga Firence. Një 28-vjeçar që ka ardhur nga Hani i Hotit, dhe me një kontakt të ngushtë familjar ka rezultuar edhe një tjetër i prekur”, u shpreh Rama.