Zbardhen detaje nga vdekja e nënës dhe foshnjës në Tepelenë (Foto)

27.12.2016 20:05:57

Një foshnje vetëm 6 muajshe dhe nëna e saj kanë mbetur të vdekura në banesën e tyre si pasojë e një zjarri të rënë nga rrjedhja e gazit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Tepelenë. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse.

Policia ka bërë të ditur identitetin e nënës Elona Shehu, 35 vjeçe dhe djali i saj 6 muajsh. Zjarri ra në një apartament në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë, në katin e parë të një pallati. Një nga hipotezat e mundshme të ngritura nga policia është fakti që nëna e re, e cila ndodhej vetëm me foshnjën në banesë është përgjumur, ndërsa bombola e gazit që përdorej për ngrohje ka qenë e ndezur.

Gjatë kohës që gruaja flinte bashkë me foshnjën, dyshohet të ketë pasur rrjedhje të menjëhershme gazi. Më pas, nuk dihet nëse ka qenë vetë Elona Shehu ajo që ka ndezur dritën, por burime të policisë konfirmojnë për “BalkanËeb” se shpërthimi ka ndodhur pikërisht në momentin kur është ndezur drita. Të njëjtat burime thonë se bashkëshorti i saj nuk ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit, ndërsa çifti ka edhe një fëmijë tjetër, një djalë 5 vjeç.

15782604_10209365319027526_504989569_n

15750059_10209365319067527_1780428704_n

15730738_10209365319187530_456535936_n