Selami i Pal Lekajt për Isa Mustafën: Kurrë nuk ta fali që më ofendove ditën e Krishtlindjes (Video)

27.12.2016 20:34:01

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj është ndjerë keq, pasi siç ka thënë, në ditën e Krishtlindjes është fyer nga kryeministri Isa Mustafa.

“Mustafa më shumë është idhnue pse e kam quajt bandit Gjuriqin”, ka thënë Lekaj në Rrokum Rroll të televizionit Rrokum.

Ai po ashtu thotë se është e pakuptueshme që në ditën e Krishtlindjes të mbahet Kuvendi i Forumit Rinor të LDK-së, kur kjo parti thirret si pasardhëse e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Ai thotë se për këtë, LDK duhet të kërkojë falje.