Reagim: AKR e Bahtirit synon të dëshmohet para AKR-së së Pacollit!

25.11.2016 22:35:51

Nga Besart Dreshaj

Dëshirojmë të informojmë publikun, që Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike është duke kaluar nëpër një proces gjithëpërfshirës në nivel të Republikës së Kosovës, ku përmes këtij procesi FRLDK, respektivisht LDK-së, po i bashkohen dhjetëra e mijëra të rijnë nga të katër anët e vendit.

Prishtinë, 25 nëntor, 2016.

Forumi i Rinisë të Lidhjes Demokratike, e sheh për keqardhje, madje komike, informacionin për gjoja të kalimin e disa anëtarëve të Degës së FRLDK në Mitrovicë, në AKR-në e Kryetarit Agim Bahtiri, në Mitrovicë.
FRLDK shprehë mirëkuptim për gjendjen e vështirë nëpër të cilën po kalon subjekti AKR, dhe tentativat e mobilizimit rinor përmes tallava-event-eve, ku të rinjve, në vend se t’ju ofrohet vizion dhe perspektive për të ardhmen e tyre, krejt çfarë ju ofrohet nga eksponentë të kësaj partie është një mbrëmje me pije dhe muzikë falas.
FRLDK shprehë mirëkuptim për pozitën e vështirë të Kryetarit Bahtiri, i cili për t’u dëshmuar para AKR-së së Kryetarit Behgjet Pacolli, i duhet të shëtisë rrugëve të Republikës së Kosovës, për të gjetur një grusht të rinjsh, të cilët do të pranonin të bëjnë një fotografi me të.
Pas traumave të një-pas-njëshme nëpër të cilat po kalon subjekti AKR, FRLDK është kureshtare të kuptojë në të ardhmen, se ku do të gjejë ‘strehim’ politik z. Bahtiri, së bashku me ata të pafat në politikë. Ndonëse strukturë e fuqishme, rregullat politike nuk lejojnë që FRLDK në Mitrovicë të pranojë z. Bahtiri në mesin e saj!