Reagim i Sh.F.M.U. “Elena Gjika”: Heqja e portretit të Heroit Kombëtar do të ishte e papranueshme për shkollën tonë, nga kushdo qoftë!

19.08.2016 10:30:40

Pas shkrimeve të shumta për lidhur me heqjen e portretit të Skënderbeut dhe vendosjen e orëve të TIKA-s me flamurin turk, ka reaguar drejtori i SH.F.M.U “Elena Gjika” në Prishtinë, z.  Osman Vitia.

Në reagimin e tij, z. Vitia ka mohuar të jetë hequr portreti i Skënderbeut, duke e konsideruar të papranueshëm një veprim të tillë.

Z. Vitia ka sqaruar se orët e TIKA-s me flamurin turk janë vënë në katër klasë ku mësimi zhvillohet në gjuhën turke.

Të plotë reagimin e tij mund ta lexoni më poshtë:
“Te nderuar,

Shkolla Fillore “Elena Gjika” ne Prishtine, reagon ndaj disa shkrimeve ne portale dhe media sociale, se gjoja portreti i Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, eshte hequr nga muret e klasave.

Nje gje e tille nuk eshte e vertete! Portreti i Skenderbeut eshte po aty ku ka qene, neper te gjitha klaset.

Heqja e portretit te Heroit Kombetar do te ishte e papranueshme per shkollen tone, nga kush do qofte!

Ne shkolle kane nisur dhe ende jane duke vazhduar punimet renovuese nga Komuna e Prishtines dhe organizata turke TIKA. Kjo organizate, si shenje te punimeve te saj, ka vendosur disa ore muri vetem ne kater klaset ku mesohet ne gjuhen turke.

Ky veprim ende nuk ka kaluar neper shqyrtimin e Bordit te Shkolles, pasi punimet ende nuk kane mbaruar.

Media te nderuara, Ju lutemi ta botoni kete sqarim, pasi raportimet e pa verifikuara e demtojne imazhin e njeres prej shkollave me te mira ne kryeqytet, e cila poashtu me krenari mban jo vetem portretin e Skenderbeut, por edhe emrin e intelektuales se shquar Elena Gjika, si dhe historine dhe trashegimine qe perfaqeson objekti i shkolles si monument kulture e ruajme me kujdes te veçante.

Faleminderit,
Drejtori, Osman Vitija”