Reagimi i Shpend Ahmetit për ankesën e PDK-së

08.09.2016 15:22:02

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas akuzave që i janë drejtuar sot nga PDK-ja në Prishtinë.

Ahmeti ka theksuar se PDK sot duke mos ditur asgjë në lidhje me temën, modelin dhe reformën kanë treguar injorancën, mosdijen dhe qëllimin shpifës ndaj Komunës së Prishtinës.

Ky është postimi i plotë:

 Tash më treguan se dega e PDK në Prishtinë paska mbajt konferencë për shtyp ku dikush paska fol e Lirak Çelaj paska qenë në rreshtin e parë të gazetarëve në konferencë për ta ndihmuar personin në shpifje në qoftë se mbetet dikund.

Duke komentuar kontraten e autobusave, dhe duke mos ditur asgjë për temën, modelin dhe reformen tregojnë injorancen, mosdijen dhe qëllimin shpifes ndaj komunes së Prishtinës.

Sic e kemi shpjeguar disa herë, prokurimi është bazuar në rregullat e BERZH ku në çdo hap është marr pëlqimi nga BERZH. Edhe kur janë bërë specifikacionet janë bërë bashkë, edhe kur është bërë formula edhe kur janë bërë kriteret. Pra nga katër kompani ofertuese, një nuk i ka plotësuar kushtet (nga Ukraina) ndërsa nga të tjerat sipas formules së përcaktuar (Çmimi, Shpenzimet, Mirëmbajtja, garancioni etj:) çmimi më i lirë është kompania fituese.

Ky është raport 30 faqesh që është vlerësuar nga BERZH dhe është aprovuar.