Reagon Dritan Prifti: Paragjykova Prokurorinë, tashmë fitova mbi akuzat politike

28.01.2017 17:07:01

Ish-ministri dhe ish-deputeti Dritan Prifti ka reaguar pas publikimit të dokumentit të Prokurorisë që ka mbyllur hetimet pas denoncimit të ILDKPKI për fshehje pasurie.

Në një reagim ekskluziv për Syri.net, Prifti thotë se Prokuroria vërtetoi që nuk ka patur asnjë fshehje pasurie nga ana e tij dhe të gjitha ishin akuza politike.

Reagimi i Dritan Priftit:

Mbyllja e ketyre hetimeve te nxitura politikisht ka ndodhur disa muaj me pare dhe une kisha vendosur mos ta beja publike, por meqe ju e keni zbuluar po ju them se per mua ai vendim ka qene nje surprize e kendshme. Kisha menduar se mq hetimi ishte nxitur nga Meta do kishte nje akuze me te cilen do perballesha ne gjykate. Kete ide ma perforcoi fakti qe prokurorja e ceshtjes nuk pranoi tme takonte edhe pse une e kerkova 2 here. Paskam qene gabuar. Prokuroria beri punen ne menyre profesionale dhe mori vendimin e drejte.

Sot une jam politikani i vetem i cili eshte hetuar qe nga viti 1991 deri sot. Cfare kenaqesie te mundesh me ndershmeri nje klase politike qe eshte e korruptuar deri ne gen! Kam marr shume kosto per shkak te denonceve te mia te guximshme politike dhe kjo fitore me tregon qe jo te gjithe jane te korruptuar ne kete vend. Disa prokurore jane dinjitoz.