Reagon kryesia e SPERTK-së: Mos e politizoni RTK-në, miratojeni sa më shpejt ligjin e ri

08.02.2017 15:30:43

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së është e shqetësuar me gjuhën degraduese dhe politizuese që po përdoret kohët e fundit në RTK.

SPERTK kundërshton çdo lloj ndërhyrjeje apo ndihme nga politika kinse për ta shpëtuar RTK-në. SPERTK konsideron se themeluesi i RTK-së, Kuvendi i Kosovës, i ka të gjithë mekanizmat e duhur për ta rregulluar çështjen e ligjit të RTK-së.

SPERTK kërkon urgjentisht nga Kuvendi i Kosovës ta miratojë ligjin e ri për RTK-në duke respektuar në plotni rekomandimet e Bashkimit Evropian, sa i përket çështjes së përhershme dhe të pavarur të financimit, pronës dhe digjitalizimit.

SPERTK fton Kuvendin e Kosovës ta mbikëqyrë RTK-në në çdo aspekt duke eliminuar kështu çdo përpjekje për ta politizuar, shkatërruar mediumin e vetëm publik RTK.

SPERTK u bënë thirrje të gjithë kolegëve të japin kontributin e tyre në RTK dhe po ashtu të gjithë të ndihmojmë në miratimin e ligjit për RTK-në dhe zhvillimin e transmetuesit publik RTK.

SPERTK edhe njëherë kërkon nga Kuvendi i Kosovës, që ta miratojë ligjin për RTK-në, mënyrë kjo e cila do ta ndihmojë RTK-në dhe do t’i parandalojë agjendat politike, thuhet në komunikatën npër media të kësaj sindikate.