Veseli: Ahmeti të lirojë pronat e uzurpuara, për banesën kam vendim ligjor të Kuvendit

08.02.2017 15:21:46

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se do t`i largojë nga banesat komunale në lagjen “Bregu i Diellit” familjet të cilat nuk janë raste sociale si dhe invalid lufte. Kështu ka tha në një konferencë për media drejtori i pronës në këtë komunë, Dren Kukaj.

Në këto banesa sipas Kukajt, banojnë asamblistë të PDK-së, Shemsi Veseli, dhe ai i LDK-së, Muhamet Gashi, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Halim Halimi si dhe anëtarë të tjerë të LDK-së që siç tha Kukaj i” kanë marrë banesat me anë të pushtetit”.

Por, asamblisti i PDK-së, Shemsi Veseli ia ka përkujtuar ekzekutivit aktual se banesa i është ndarë mbi bazën e një procesi legjitim dhe se për të ka kontratë deri në fund të vitit.

Veseli ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që të merret më shumë me lirimin e pronave të uzurpuara komunale, sipas tij të cilit janë më hektarë të tëra në duar të uzurpatorëve, shkruan lajmi.net.

“Çdo vendim i Kuvendit Komunal varësisht se kush është në kryeje është legjitim. Ai vendim është miratuar në atë kohë nga Kuvendni, paraprakisht ka qenë një Rregullore për këtë punë, ku janë paraparë kritere dhe unë kamë qenë njëri tyre që kamë garuar edhe e pata marrë. Banesa më qe ndarë jo mbi bazën e përcaktimit tim partiak, por i pata plotësuar kriteret që kanë qenë të vendosura për kushtet e banimit që i kamë pasur. Kanë qenë Komisjoni verifikuese. Ketë proces e patën monitoruar edhe mediat. Komisioni patë dalë në vendngjarje dhe lista prej disa personave është miratuar në Kuvend. Në atë kohë me rregulloren e UNMIKUT 2000/45, ka qenë vendimi që Kuvendni komunal i Prishtinës nuk ka pasur të drejtë të jep në shfrytëzim banesat më shumë se 10 vite”, ka treguar Veseli lidhur me procesin e përfitimit të banesës.

Ai ka thënë se ka një kontratë e cila është legale që është nënshkruar nga pala e Komunës, ku është obliguar të paguajë një shumë të konsiderueshme ne emër të qirasë, po ashtu dhe shërbimet e kompanisë mirëmbajtëse.

“Të gjitha obligimet që i kamë pasur në raport me shfrytëzimin e banesës i kam pasur dhe i kamë zero zero. Nëse nuk gabojë kontrata ka validitet deri në nëntor të vitit 2017. Pra kontrata ka qenë 10 vjeçare, me të drejtë që të shqyrtohet përsëri kontrata. Unë nuk po dua të periodizojë a do të vazhdohet, apo jo, por këto banesa janë dhenë për dy kategori, për staf politik dhe ekzekutiv, po ashtu u janë ndarë banesa edhe familjeve emblematike në të njëjtën kohë. Unë kamë mundur të garojë edhe si familje meritore që ka dhënë për arsyeje që kamë pasur 5 anëtarë të familjes të burgosur politikë, ndërkohë që vetëm kamë mbajtur 11 vjet burg, por nuk kamë garuar në këtë kategori”, tha asamblisti i PDK-së në Kuvendin e Prishtinës.

Ndërkaq, ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës që më shumë të merret me lirimin e pronave të uzurpuara se sa me gjera të tilla.

“Mendoj që Komuna e Prishtinës në planë të parë duhet ta vejë lirimin e hapësirave publike, të pronave komunale që janë me hektarë të tërë. Ato duhet ti fus nën autoritet dhe të marrë para nga ato. Ka prona që Komuna u ka lëshuar qera për 20 vite dhe nuk ua merr asnjë centë. Ndoshta këta e kanë përmendur këtë gjë pikërisht në këtë kohë edhe lidhur me atë se kanë menduar që do të kaloj në Vetëvendosje, por unë i them gjerat hapur çdo here”, tha tutje Veseli.