Reagon kryetari Sfarça pas dorëheqjes së kuvendarit të PDK-së në Asamblenë komunale në Ferizaj

13.03.2017 10:52:03

Pas dorëhejqes së kuvendarit të PDK-së, Lulzim Aliu, në asamblenë komunale në Ferizaj, ka pasuar reagimi i kryetarit të komunës së Ferizajt, i cili këtë dorëheqje e quan të pasinqertë dhe pjesë të fushatës që kjo parti po e bën në këtë komunë.

“Nje doreheqje e pasinqerte e Kuvendarit te PDK-se. Kjo doreheqje eshte vetem nje faze e re e luftes qe ky kuvendar e ka zhvilluar vazhdimisht kunder pushtetit lokal dhe vecanerisht kunder kryetarit te komunes. Eshte thjesht pjese e fushates te cilen pdk e ferizajt po e intensifikon. Tani qe jemi gati ne fund te mandatit, kjo braktisje e kuvendit nuk ka asnje kuptim tjeter pos ashpersimit te luftes politike me te gjitha mjetet e mundshme. Nje veprim krejt i pasinqerte. I dorehequri fshihet pas interesave te qytetareve por ne fakt kete veprim e ben per hesape thjesht partiake dhe personale.”- thuhet në reagimin e kryetarit Sfarça.