Reagon motra e Frashër Krasniqit ndaj linçimeve që po i bëhen vëllait të saj pas dorëheqjes

11.01.2018 22:26:10

Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi cili aktualisht ndodhet në burg për shkak se u shpall fajtor për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, sot përmes një letre ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozitat brenda Vetëvendosjes.

E menjëherë pas publikimit të letrës së tij nga burgu, sipas motrës së tij Arbëri Krasniqi kanë filluar linçimet në drejtim të Frashërit.

Arbëri Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shpreh mllefin ndaj linçimeve që po i bëhen vëllait të saj Frashër Krasniqit përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka të atillë që i dëshirojnë burgim të përjetshëm.

“Boll e ka padrejtësinë që po ia bënë shteti kriminal. Turp”, ka shkruar Arbëri Krasniqi.

Postimi i plotë:

Familja ime edhe ashtu eshte e shqetesuar dhe tronditur per burgosjen e padrejte te Frasherit. Pse po na e shtoni dhimbjen dhe tronditjen me keto fyerje nga me te uletat ne rrjete sociale ku madje edhe i deshironi burgim te perjetshem?

Frasheri u rrit ne Levizje dhe vetem pse guxoi ta thote te verteten per ate qe po i ndodh Levizjes, nuk e ka merituar kete linçim. Boll e ka padrejtesine qe po ia ben shteti kriminal.

Turp.