Reagon Theresa May pas sulmit në New York

01.11.2017 00:38:05
Theresa May
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka reguar pas sulmit të sotëm me të shtëna në Neë York që ka lënë, deri tash, së paku tetë persona të vdekur dhe 12 të tjerë të lënduar.

“E tmerruar nga ky akt qyqar, mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit. Bashkë do ta luftojmë ligësinë e terrorizmit. Mbretëria e Bashkuar qëndron me New York City-n”, shkruan May në Twitter.