Reagon zëdhënësi i Obamas: Deklaratat e Trumpit për përgjime janë të rreme

04.03.2017 19:32:49

Zëdhënësi i ish-presidentit të Amerikës, Barack Obamas ka reaguar ndaj deklaratave të Donald Trump për përgjime të telefonit.

Ai të gjitha këto deklarata të Trumpit, i ka cilësuar si të rreme, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës, Trump kishte thënë se Obama e kishte përgjuar telefonin e tij, madje ish-presidentin amerikan e cilësoi si të sëmurë.