Rebelët e mbështetur nga Turqia avancojnë drejt Dabiq

15.10.2016 20:25:12

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë sot se forcat opozitare rebele të mbështetura nga Turqia kanë avancuar drejt qytetit verior Dabiq në Siri, i cili është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik.

“Ne tash jemi duke avancuar drejt Dabiq”, ka thënë Erdogan sot, njofton Reuters.

Turqia ka nisur një operacion brenda territorit të Sirisë më 24 gusht, duke ndihmuar rebelët që të largojnë nga kufiri militantët e Shtetit Islamik dhe milicitë e kurdëve të Sirisë.

Në javët e para të këtij operacioni ushtarak, Jarabulus dhe Al-Rai, ishin dy qytetet më të mëdha që u morrën nga militantët e Shtetit Islamik.