Reflekto LDK, shëmbëllo – koha është tani !

31.03.2019 14:40:37

Nga: Fatmir Bajraj

Vritë dy zogjë me një plumb, dhe promovo integritet ; moral, politik dhe shtetëror ! Shëmbëllimi ka dhëmbjet e forta, por ato duhet t’përballohen me kurajo, ngase efekt kanë sherimin e ma shumë së një “plage”, kanë efektin e sherimit të dukurisë & fenomenit si sindrom n’shoqëri. Pa dashur t’bëj orakullin, lus Lidershipin e LDK-së : Deri “n’pastërimin” e figurës së “moskulozit-politik”, Naser Osmani, nga Drejtësia, për akuzat e ngrituara n’lidhje me aferat korruptive n’lidhje me keqëpërdorimët & abuzimet e mjetëve financiare të Fondit të Qeverisë n’egzil të Republikës së Kosovës pas luftës, ky “politikan” dhe deputet i yni (LDK-së), nese s’ka kurajonë të terhiqët me vetë-iniciativë nga pozita e deputetit me imunitet dhe t’pezulloj t’gjitha ambiciet n’rizgjedhjën n’strukturat e LDK-së, atëherë këtë t’a bëjë LDK-ja ! Pra, t’a mbanë largë procesit, deputetin Naser Osmani! Një veprim i tillë ; ndihmon, Naser Osmanin, LDK-në dhe vendin. Derisa, dekonspiron edhe Sistemin e kapur të Drejtësisë n’Kosovë nga krimi dhe kapo-bandat…! Për ish Kryemnistrin Bukoshi, LDK-ja s’mbanë targin e përgjegjësisë politike, ngase i njëjti s’është dhe s’sishte n’LDK, për kohën e keqëperdorimeve dhe abuzimeve të pretenduara nga Prokuroria Speciale. Ay “ka vra vetën me dorë t’vet”, duke u bërë palë me krimin dhe kriminelet n’pushtet dhe n’shtetin e kapur të Kosovës, pas luftës.