Reformë zgjedhore apo atentat mbi demokracinë?

11.11.2016 12:46:23

Nga Rexhep Kastrati

Reforma zgjedhore është një nga reformat e rëndësishme që duhet të bazohet në përmërësimin e demokracisë në vend. Kjo reformë duhet të ketë parasysh bashkërendimin e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe asaj përfaqësuese. Po ashtu, duhet të mos nxisë dhe të mos legalizojë absolutizimin e pushteteve. Për demokraci të brishta si kjo e jona, absolutizimi i pishteteve është shumë i rrezikshëm, sepse praktika e demokracive të tilla ka dëshmuar se dëmton shumë funksioninimin e demokracisë dhe të institucioneve të saj. Reforma zgjedhore, po ashtu, duhet të ruajë karakterin e demokracisë kuvendore dhe nuk duhet të legjitimojë fuqizimin e komprtencave të presidentit. Marrja e kompetencave ekzekutive nga ana e presidentit, apo duplikifikimi i kompetencave të tilla e pengon funksionimin normal të institucioneve. Në fakt, me reformë zgjedhore duhet të hiqet ky duplifikim, dhe të qartësohen funksionet e presidentit dhe të kryeministrit në emërimet e bartësve apo pjesëtarëve të institucioneve të pavarura. Reforma zgjedhore nuk mund të bëhet as t’i përshtatet vullneteve dhe interesave individuale të individëve, por duhet të jetë impersonale. Nga propozimet e Hashim Thaçit në takimin e parë, shihet qartë se ai reformën zgjedhore e sheh si mundësi që të fuqizojë apo të duplifikojë kompetencat e presidentit në dëm të ekzekutivit të vendit, duke e cenuar karakterin kuvendor të funksionimit të institucioneve. Po ashtu, nga propozimet e Hashim Thaçit vërehet një çrregullim i raportit të demokracisë së drejtpërdrejtë dhe demokracisë përfaqësuese. Këtu nuk e kam fjalën për propozimin e tij për përfaqësimin e malaziasve dhe kroatëve në Kuvend me nga një kuvendar, por e kam parasysh propozimin e tij për zvogëlimin e numrit të kuvendarëve nga 120 në 100. Ky propozim, fuqizon ndikimin e komuniteteve etnike në dëm të shumicës shqiptare, pasi që me këtë zvogëlim numri, do të zvogëlohej numri i kuvendarëve shqiptarë për 20 vende, kurse komunitetet etnike do të kishin 20 vende të garantuara, dhe ndonjë vend qelepir. Zvogëlimi i numrit të kuvendarëve të Kuvendit të Kosovës nga 120 në 100 mund të quhet edhe rrafshim i efekteve të heqjes së vendeve të rezervuara për komunitetet etnike. Pra nëse janë hequr 20 vende të rezervuara për komunitetet etnike, tash propozohet të hiqen 20 vende që janë plotësuar me demokracinë e drejtpërdrejtë. Reforma zgjedhore, edhe për një kohë nuk duhet të prekë zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi. Pra, duhet të ruajë formulën aktuale të ndarjes së pushteteve politike. Zgjedhja e presidentit nga populli për demokraci të brishta është dëshmuar si i rrezikshëm, sepse ka mundësuar që të tri postet kryesore të shtetit t’i ketë një parti, apo një koalicion parazgjedhor, e që ka mundësuar keqpërdorimin e pushteteve në dëm të funksionimit demokratik të institucioneve dhe ka cenuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Me fjalë të tjera, ka shërbyer për të vendosur një rend autoritarist dhe me elemente të një autoritarizmi. Nuk dua të kujtoj se Benito Musolini vendosi regjim totalitar në Itali në mënyrë demokratike, pra nëpërmjet zgjedhjeve, as se edhe Aleksandër Lukashenko apo Vladimir Putin kanë vendosur autoritarizmin e tyre në mënyrë demokratike, pra me anë të zgjedhjeve, por dua të tërheq vërejtjen se absolutizimi i pushteteve, forcimi i kompetencave të presidentit dhe prishja e raporteve të demokracisë së drejtpërdrejtë dhe demokracisë përfaqësuese, hap rrugën për rrezikimin e demokracisë. Edhe nxitimi i Hashim Thaçit pët të realizuar këto ndryshime, është dëshmi se ai nuk e ka fort hallin për reformë të mirëfilltë zgjedhore, por fuqizimin e tij, absolurizimin e pushteteve dhe fuqizimin e komuniteteve etnike në dëm të shumicës shqiptare. Me këto do të prekej karakteri kuvendor i shtetit, do të rrirej mundësia e komuniteteve etnike, sidomos e serbëve për të bllokuar jo vetëm funksionimin e demokracisë, por edhe funksionimin e shtetit. Bindja e Hashim Thaçit se deri në prill mund dhe duhet të kryhet reforma zgjedhore, e që kërkon ndryshime kushtetuese që varen nga komunitetet etnike, pra edhe nga serbët, është dëshmi se nuk është i interesuar për reformë të mirëfilltë, por vetëm për të realizuar fuqizimin e vetes dhe të komuniteteve etnike në dëm të përfaqësimit të shumicës shqiptare, në dëm të Kuvendit dhe të Qeverisë, pra në dëm të demokracisë në Kosovë.