Hoxhaj: PDK-së i duhet ende kohë për zonat zgjedhore dhe zgjedhjen e presidentit

11.11.2016 12:00:08

Ka filluar tashmë takimi i dytë i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi ku po diskutohet për reformën zgjedhore.

Në këtë takim sikurse në atë të mëparshmin opozita nuk po merr pjesë.

Gjatë këtij takimi nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK -së i nevojitet ende kohë për të dal me një qëndrim lidhur me mënyrën e zgjedhjes së

Presidentit dhe zonave zgjedhore pasi sipas tij, këto janë çështje të ndjeshme.

Por ai ka thënë se PDK është që pragu zgjedhore të mbetet ashtu siç është 5 për qind. Ai ka thënë se PDK mbështet reformën dhe ky proces duhet të përmbyllet sa më shpejt.