Refugjatët japin para për të prekurit nga tërmeti

25.08.2016 19:14:09

Një grup refugjatësh, dëshpërimisht të varfër e që jetojnë vetëm me 2.50 euro në ditë, kanë dhuruar paratë e tyre në ndihmë të njerëzve që janë prekur nga tërmeti apokaliptik që shkatërroi tri qytete në Italinë qendrore.

75 azilkërkues, të cilët jetojnë në një strehë refugjatësh në jugperëndim të qytetit Gioiosa Ionica në Kalabri, kanë mbledhur paratë e tyre të pakta, për një gjest simbolik solidariteti, raporton The Independent.

Që të gjithë së bashku, kanë arritur që t’i grumbullojnë 200 euro që do t’i japin si donacion.