Rekord dënimesh në trafik

04.08.2017 13:23:54

Policia e Kosovës ditë më parë ka bërë të ditur se ka shtrënguar masat e sigurisë në trafik kjo ka bërë që sivjet të thyej rekord me gjobat e shqiptuara.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar gjithsej 1865 kundërvajtje ku disa prej tyre ishin me para e të tjerat mandatore.

Dënime ka pasur në të gjitha qytetet e vendit ndërsa policia thërret për kujdes të shtuar në trafik pasi që së fundi është shtuar dukshëm numri i aksidenteve në trafik.

Po ashtu kohën e fundit në vend ka pasur aksidente të shumta, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 83 aksidente trafiku prej të cilave 35 kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 48 të tjera me dëme materiale.