S’ka marrëveshje mes përfaqësuesve politik, takimi i radhës të mërkurën

04.08.2017 13:44:05
Pas më shumë se një orë konsultime mbledhje e kryesuesit të seancës Adem Mikullovci dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare ka përfunduar pa marrëveshje.

Sipas burimeve të lajmi.net të mërkurën do të jetë takimi i radhës konsultativ për caktimin e seancës.

Në mbledhje pjesëmarrës ishtin,  Avdulla Hoti nga LDK, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje dhe anëtarët e koalicionit PAN, Enver Hoxhaj PDK, Pal Lekaj AAK dhe Bilall Sherifi i Nismës, nga komunitetet i vetmi është Slobodan Petrobiq i SLS-së.